Eto’o: Salah ka arritur këtu falë meje

Eto’o: Salah ka arritur këtu falë meje

Mohamed Salah është ndër sulmuesit më të vlerësuar në dy vitet e fundit, por askush nuk e ka menduar se për përparimin e tij merita ka edhe një emër tjetër i madh i futbollit botëror.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o beson se ligjërata që i mbajti vite më parë ka frymëzuar yllin e Liverpoolit.

Futbollisti 26-vjeçar konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë në botë, falë performancës së tij te Roma dhe Liverpool, sikurse dhe kualifikimi heroik me Egjiptin në Kupën e Botës.

Salah pritet të jetë mes pretendentëve kryesorë në finale për “Topin e Artë”, pasi shënoi plot 44 gola sezonin e kaluar me Liverpoolin, duke udhëhequr “Të Kuqtë” deri në finale e Champions League.

Eto’o dhe Salah kanë luajtur bashkë te Chelsea për 6 muaj në vitin 2014 dhe ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kamerunit, kërkon tashmë të marrë meritat për karrierën e suksesshme të sulmuesit egjiptian.

“Shpresoj që Salah të mbajë mend atë ditë kur ishim bashkë në dhomën e zhveshjes në ‘Stamford Bridge’, pas një performance të dobët të tij. I kërkova që të tregohej i duruar: ‘Je futbollist i mirë dhe do të bëhesh lojtar i shkëlqyer’ ”.

”Tashmë Salah është shndërruar në atë futbollist gjigant dhe do të shkruajë historinë e tij, përmes insistimit dhe dëshirës së fuqishme. Gjithçka varet nga vetë Salah, ai ka aftësi të pabesueshme dhe aktualisht po paraqitet në nivel të lartë, çka i lejon të pretendojë për Topin e Artë”, deklaroi Eto’o për kanalin sportiv të Katarit “Al Kass”./Periskopi/

Shpërndaje në: