Euro bie kundrejt dollarit, ky është niveli më i ulët që nga viti 2002

Euro bie kundrejt dollarit, ky është niveli më i ulët që nga viti 2002

Euro kundrejt dollarit amerikan ka rënë në nivelin më të ulët në 20 vjet, derisa investitorët i rivlerësuan bastet për rritjen e normave të interesit të Bankës Qendrore Evropiane, duke pasur parasysh rrezikun në rritje të një recesioni në rajon.

Monedha evropiane ra deri në 1.0331 pra 0.9 për qind, niveli i saj më i dobët që nga dhjetori 2002-së.

Tregjet e parasë shkurtuan bastet shtrënguese të BQE-së në më pak se 140 pikë këtë vit, pasi PMI-ja e shërbimeve franceze u rishikua. Kjo është më pak nga më shumë se 190 pikë bazë pothuajse tri javë më parë, duke zgjeruar diferencën e normave të interesit me Rezervën Federale.

Kjo valutë ka rënë me më shumë se 8 për qind kundrejt dollarit këtë vit, pasi inflacioni rekord ka përshkallëzuar shtrëngimin mbi ekonomitë familjare e bizneset dhe së bashku me pasojat e luftës në Ukrainë, ka penguar aftësinë e BQE-së për të rritur normat aq shpejt sa FED.

Humbjet u ndërlikuan nga likuiditeti i dobët dhe shitja në euro-frang zviceran.

Shpërndaje në: