Evakuohet selia e “Air Serbia”, raportohet për bombë brenda objektit

Evakuohet selia e “Air Serbia”, raportohet për bombë brenda objektit

Pikërisht në orën 09:22, Policia Serbe njoftoi punonjësit se në objekt  gjendet një bombë, duke urdhëruar ata që ta lirojnë hapësirat, transmeton Periskopi.

Sipas informacioneve jozyrtare të mediave në Beograd, në një garazhë nëntokësore, nën një automjet, është gjetur një mjet i dyshimtë.

Ekipet përkatëse të Policisë së Serbisë janë duke vazhduar përpjekjet për të identifikuar mjetin. /Periskopi/

Shpërndaje në: