Event i frikshëm në Facebook: 1,4 milionë njerëz do të futen brenda Zonës 51 [ku ShBA-ja ruan UFO-t] me dhunë

Event i frikshëm në Facebook: 1,4 milionë njerëz do të futen brenda Zonës 51 [ku ShBA-ja ruan UFO-t] me dhunë

Legjenda urbane thotë që Zona 51 është një vend i çuditshëm.

Dhe nëse teoritë konspirative janë të vërteta dhe forcat ajrore të Nevadas kanë teknologji jashtëtokësore apo edhe jetë jashtëtokësore, zor që do të klasifikohej si më e çuditshme se interneti ku, herët gjatë këtij muaji disa përdorues anonimë prapa faqeve të Favebookut propozojnë që të pushtojnë në mënyrë grupore kompleksin ushtarak.

Në një event në Facebook të titulluar “Ta pushtojmë Zonën 51, Nuk mund të na ndalin të gjithëve,” [Storm Area 51, They Can’t Stop All of Us,” ata shpjegojnë: “Të gjithë do të takohemi në Qendrën për Turistë të Alienëve në Zona 51 dhe do të koordinojmë hyrjen tonë. Nëse vrapojmë si Naruto, mund të ecim më shpejtë se plumbat e tyre. Le t’i shohim alienët.”

 

Naruto është një karakter japonez popullor i animuar që njihej për vrapimet e tij si struci, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Ky plan, i planifikuar për datën 20 shtator, e ka marrë momentumin e tyre; 1,4 milionë njerëz do të marrin pjesë ndërsa 1,1 milionë të tjerë janë të interesuar.

Në një postim të bërë ‘pin’ në majë të faqeve, një përdorues me emrin Jackson Barnes ka vizatuar një diagram të quajtur “Game Plan”, ilustrohet se si faksione të ndryshme të pjesëmarrësve do të kryenin punët e tyre.

Por, prapa kësaj skeme, Barnes ka shkruajtur: “Tung Qeveria Amerikane, kjo është hajgare, dhe në të vërtetë nuk planifikoj që ta çojë përpara këtë plan.”

Ndërkohë që një tjetër përdorues ka bërë planin që zona 51 të pushtohet nga fraksione që do të ndahen sipas shenjave të horoskopit.

Forcat ajrore amerikane, sidoqoftë, kanë reaguar me ashpërsi duke thënë se “çdo përpjekje për t’u futur ilegalisht në instalacionet ushtarake apo në trajnimet ushtarake është e rrezikshme dhe nuk do të lejohet”. /Periskopi

Shpërndaje në: