Fabio Carvalho: Jam në klubin më të madh në botë

Fabio Carvalho: Jam në klubin më të madh në botë

Fabio Carvalho është një nga përforcimet e reja të Liverpool-it përkrah Darwin Nunez dhe Calvin Ramsay.

Mesfushori sulmues ishte lajmëruar nga Reds majin e kaluar, por ai iu bashkua shokëve të skuadrës sot.

Lojtari, në faqen zyrtare të Liverpool, shprehu gjithë gëzimin e tij për këtë aventurë të re.

“Është një ndjenjë e pabesueshme të jesh në një nga klubet më të mëdha në botë, ndoshta më i madhi. Jam shumë i lumtur që jam këtu. E shoh se është koha për të filluar”, tha i riu portugez.

Shpërndaje në: