Fabrika që po rrezikon banorët e Klinës, nesër protestë gjithëpopullore

Fabrika që po rrezikon banorët e Klinës, nesër protestë gjithëpopullore

Nesër do të organizohet protestë gjithëpopullore për të kundërshtuar ndërtimin e Fabrikës së Çimentos në fshatin Gremnik. Kjo protestë do të mbahet tek kodra e Dollicit.

“Grupi i Organizuar i Qytetareve për Ndalim te Fabrikës se Çimentos, njofton qytetarët për organizim të protestës gjithë popullorë në kundërshtim të ndërtimit të fabrikës se çimentos ne Dollc të Klinës.Protesta do te zhvillohet me datë 14.05.2022 (e shtune) nga ora 12:00 në Kodrën e Dollcit – Klinë. Ardhja e juaj, ndihmon kauzën tonë për një Klinë të pastër”, thuhet në njoftim.

Ndërtimi i kësaj fabrikë është kundërshtuar nga VV, PDK si dhe nga dega e LDK-së në Klinë. Ata i kanë dalur në mbëstetje qytetarëve duke i përkrahur për protestën e neserme.

Banorët e fshatrave Gremnik, Dresnik, Dollc, po e kundërshtojnë çimentoren pasi thonë se ajo ua pamundëson jetesën në shtëpitë e tyre, që nuk janë larg lokacionit të parashikuar për ndërtim.

Në vitin 2020, qytetarët që u angazhuan për ta kundërshtuar këtë fabrikë mblodhën 4 mijë e 700 nënshkrime në një peticion në përpjeke për të kundërshtuar ndërtimin e fabrikës.

Shpërndaje në: