Facebook dhe Instagram bien nga sistemi, kthehen vetëm pjesërisht

Facebook dhe Instagram bien nga sistemi, kthehen vetëm pjesërisht

Problemet me rrjetin social Facebook kanë vazhduar edhe ditën e sotme. Për gati një orë, përdoruesit u ankuan se nuk patën mundësi të qasen në të. Tash qasja është rikthyer, ende ka përdorues që po ankohen se nuk po iu mundësohet të kyçen.

Deri më tani, nga Facebook nuk është lëshuar asnjë sqarim, derisa probleme në qasje pati edhe në rrjetin social Instagram.

Problemi në qasje për përdoruesit raportohet se filloi rreth orës 14:00.

Kujtojmë që edhe të martën ky rrjet social pati probleme të njëjta. Përdoruesit u ankuan se nuk po mund të kyçen në Facebook, Instagram e Whatsapp.

Shpërndaje në: