Facebook dhe Twitter mbyllin disa llogari: Ishin antiperëndimore

Periskopi.com Tech & Auto

Rrjetet sociale Facebook dhe Twitter kanë hequr qindra llogari të lidhura me Rusinë, Iranin dhe Venezuelën, pasi ushqenin frymën antiperëndimore dhe kishin gjeneruar mbi dy milionë ndjekës, sipas gazetës ”Guardian”.

FB ka fshirë 783 faqe, grupe dhe llogari të Lindjes së Mesme dhe Azisë Jugore pasi këto llogari shpërndanin lajme nga mediet shtetërore iraniane.

Twitter ka eliminuar mijëra llogari  të cilat kishin “qëllime të këqija”, pjesërisht kundër votimeve amerikane të mesmandatit, transmeton atsh.

Llogaritë, disa prej tyre aktive që nga viti 2010, kanë gjeneruar rreth dy milionë ndjekës në FB dhe mbi 250 mijë në Instagram.

Mbi 30% e llogarive që janë hequr ka qenë aktive për të paktën pesë vjet, ndërsa llogaritë që kishin të bënin me Venezuelën ishin pothuajse 2 000.

 

Shpërndaje në: