Facebook i kërkon Policisë të mos çelë profile të rrejshme më

Facebook i kërkon Policisë të mos çelë profile të rrejshme më

Facebook i ka shkruar Departamentit Policor të Los Angjellosit [LAPD] duke i kërkuar që të ndalojë së çeluri profile të rreme për të mbikëqyrur përdoruesit.

Kjo erdhi pasi the Guardian zbuloi që departamenti policor amerikan kishte punuar me një kompani teknologjike, duke analizuar të dhënat e përdoruesve për të zgjidhur krime të ndryshme.

Facebook në mënyrë deklarative ndalon krijimin dhe përdorimin e llogarive false, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Qëllimi, thuhet, ishte “të krijohet një ambient i sigurt ku njerëzit mund t’i besonin dhe ta mbanin njëri-tjetrin përgjegjës”.

LAPD ka deklaruar se softveri kishte qenë veçanërisht i dobishëm në hetimin e aktiviteteve të bandave rrugore online dhe në ndihminin e mbledhjes së evidencës për gravitjet dhe vrasjet.

Facebooku argumentoi që spiunimi i përdoruesve dhe shtirja se janë përdorues legjitim ishte kundër qëllimit të saj fillestar. /Periskopi

 

Shpërndaje në: