Facebook investon 300 milionë dollarë në gazetari

Periskopi.com Tech & Auto

Facebook i vjen në ndihmë gazetarisë – Rrjeti social njoftoi sot se do të investojë 300 milionë dollarë gjatë tre viteve, kryesisht në SHBA, në projekte për të promovuar informacionin lokal, i cili vuan më tepër nga dominimi i internetit.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër informacioneve të rreme ( lajmeve të rreme), keqinformimit dhe informacionit të cilësisë së dobët”, sqaron në një mesazh të postuar në Facebook, Campbell Brown, zëvendëspresident i kompanisë i ngarkuar për partneritetet me mediat, por ne kemi gjithashtu mundësinë dhe përgjegjësinë për të ndihmuar mediat lokale të rriten dhe të kenë sukses .

Në fillim të janarit 2017, rrjeti social nisi “Projektin e Gazetarisë në Facebook”, për të forcuar lidhjet e platformës me industrinë e medias.

Në atë periudhë bëhej fjalë kryesisht për t’u ofruar mediave zgjidhje për të përmirësuar të ardhurat që rrjedhin nga prania e tyre në Facebook dhe për të zhvilluar shkëmbime mes rrjetit social dhe organeve të medias.

 

Shpërndaje në: