Facebook me strategji të re të brendit

Facebook me strategji të re të brendit

Spekulimet e mëhershme se Facebook ka zgjedhur ndryshimet e markës tashmë kanë dalë të vërteta.

Kompania ka zbuluar një logo dhe strategjinë e re të brendit, për të cilën beson se do ta ndajë më qartë Facebook-un si një kompani nga aplikimet e saj individuale.

Nuk ka shumë detaje për logon – është thjesht emri “Facebook” i shtypur në një font modern. Sidoqoftë, stili i ri që teorikisht nënkupton se pronësia është më e qartë në situata kur produkte si Instagram, WhatsApp, Oculus dhe të tjerët i shohin etiketat “From Facebook”.

Aplikacioni Facebook do të ruajë brendin e tij përkundër stilit të ri. Pamja e re pritet të dalë brenda disa javëve në vazhdim.

 

Shpërndaje në: