Facebook pritet ta bëjë një ndryshim të madh në Messenger

Periskopi.com Tech & Auto

Ashtu siç bëri me WhatsApp shumë kohë më parë, Meta ka vendosur ta inkorporojë enkriptimin në messenger. Funksioni është aktualisht në testim.

Facebook i ka ndarë me publikun planet e tij të shumëpritura për ta insertuar enkriptimin e dyanshëm (E2EE) në Messenger, duke shpjeguar se është duke e testuar funksionin ‘mes disa përdoruesve’.

Facebook, siç shkruan Verge, aktualisht u ofron përdoruesve enkriptim në të dyja anët vetëm në biseda të caktuara, me vetëm një numër të vogël përdoruesish që e praktikojnë praktikën. Kalimi i të gjithë aplikacionit në një modalitet më privat të bisedës është një hap shumë i madh që sjell më shumë siguri në një platformë të përdorur nga më shumë se një miliard njerëz. Kjo lëvizje do të çojë gjithashtu në situata ku qeveritë fillojnë të ankohen se enkriptimi po dështon në luftën e tyre kundër krimit. Arsyeja? Kriptimi në të dy skajet e bën të vështirë për një palë të tretë leximin e bisedave tuaja, transmeton Kallxo.com.

Kriptimi në të dyja anët gjithashtu e pengon Facebook-un t’i lexojë mesazhet e përdoruesve – vetëm pjesëmarrësit në bisedë mund ta bëjnë këtë. Kjo gjithashtu e bën të vështirë për palët e treta, të tillë si hakerat, që të spiunojnë bisedat dixhitale.

Kompania amë e  Facebook-ut, Meta, i ka shtuar ngadalë shtresat e kriptimit në platformat e tij gjatë dy viteve të fundit, por këto përpjekje nuk kanë qenë asnjwherw gjithëpërfshirëse. Bisedat në WhatsApp kodohen automatikisht duke përdorur standardin e përdorur nga Signal, Instagram po e teston enkriptimin në mesazhe dhe Messenger ofron mbrojtje në formën e ‘mesazheve që zhduken’.

Facebook është vënë nën kritika në disa raste për mosmundësimin e E2EE në Messenger, veçanërisht pas rastit Roe kundër Wade në SHBA, ku gjurmët dixhitale si bisedat në aplikacion po përdoren si provë në ndjekjen penale të aborteve të kriminalizuara së fundmi. Kjo u theksua veçanërisht javën e kaluar kur Facebooku lejoi policinë t’i gërmonte mesazhet e një adoleshenteje nga Nebraska, gjë që rezultoi në një padi.

Deri  në kohët e fundit, Facebook argumentonte se zbatimi i ngadaltë i enkriptimit ishte një çështje delikate dhe se ata duhej të ishin të kujdesshëm që të mos e mbibalanconin privatësinë dhe sigurinë. Në njoftimin e fundit, kompania shkroi se dëshiron ta prezantojë enkriptimin në bisedat dhe thirrjet e Messenger ‘në vitin 2023’.

Përveç kriptimit, Facebook njoftoi diçka të quajtur ‘ruajtje e sigurt’, e cila e kodon të gjithë ruajtjen e bisedave në Messenger në cloud.

Po e testojmë ruajtjen e sigurt për mesazhet e arkivuara në rast se ju humbni telefonin ose kaloni në një pajisje të re. Ashtu si me bisedat e enkriptuara, ruajtja e sigurt siguron që askush nuk mund të ketë qasje në mesazhet tuaja – përveç nëse dëshironi. /The Verge