Facebook ‘rastësisht’ mbledh emailat e mbi 1 milion përdoruesish

Facebook ‘rastësisht’ mbledh emailat e mbi 1 milion përdoruesish

Facebook “pa dashje” ka mbledhur adresat e posteve elektronike të më shumë se 1.5 milion përdoruesve.

Udhëheqësit e këtij rrjeti social e kanë pranuar skandalin, duke thënë se rrjedhja e të dhënave ndodhi përmes një sistemi të krijuar për të verifikuar identitetin e përdoruesve të ri.

Facebook u ka kërkuar përdoruesve të hyjnë në një llogari e-mail dhe të bëjnë një kopje të kontakteve të tyre.

Në Facebook thonë se ata tani kanë ndryshuar mënyrën për të kontrolluar përdoruesit e ri pa nevojën për të mbledhur informacionin e kontaktit,

Të dhënat e mbledhura pa pëlqimin u fshinë menjëherë, thanë përfaqësuesit e Facebook.

Besohet se informacioni i mbledhur përdoret për identifikimin e lidhjeve personale dhe lidhjeve me rrjetet sociale të përdoruesve.

Ky nuk është skandali i fundit i Facebook, pasi në fund të marsit u zbulua se fjalëkalimet e rreth 600 milionë përdoruesve ishin ruajtur për muaj dhe aty kishin pasur qasje punonjësit e rrjetit social.

Facebook sqaroi se nuk ka pasur cenim të llogarive të përdoruesve.

 

Shpërndaje në: