Facebook shkund sistemin bankar botëror: Krijon valutën e saj digjitale të quajtur Libra

Facebook shkund sistemin bankar botëror: Krijon valutën e saj digjitale të quajtur Libra

Facebooku ka njoftuar se e ka lansuar monedhën e saj digjitale të quajtur Libra, e e cila do t’i lejonte miliarda përdorues që të bënin transaksione financiare anë e mbanë globit, në një lëvizje që pritet të shkund sistemin bankar botëror, shkruan Periskopi.

Libra po konsiderohet si një mjet për t’i lidhur sa më shumë njerëz që nuk kanë akses në platformat tradicionale bankare. Me afër 2,4 miliardë njerëz që e përdorin Facebookun çdo muaj, Libra do të mund të ndryshonte tërësësisht lojën, por do të ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme për shkak të shkeljeve të privatësisë që i ka bërë kjo kompani gjigante.

Kjo valutë digjitale po ashtu do t’i jepte një shtytje të madhe përfitimeve të Facebookut: analistit po thonë e Libra do të bëhej një parakrijues i madh për Zuckerbergun.

Teknologjia që do të lejonte transaksione përmes Libras do të ishte e qasshme si një aplikacion i përveçëm – ashtu si Messengjeri i Facebookut dhe Whatsappi – deri në vitin 2020. Do t’iu lejonte konsumatorëve që t’i dërgonin para njëri-tjetrit ashtu si të paguanin për shërbime dhe gjëra që ofrohen në Facebook.

Por, shumë rregullatorë financiarë dhe avokues të privatësisë i kanë dalë kundër kësaj lëvizjeje të kësaj kompanie. Facebooku rrezikon 5 miliardë gjobë nga Komisioni Federal Amerikan për Tregtu [FTC] që e kishte hapur një hetim si përgjigjje për skandalin e Cambridge Analyticas. /The Guardian/Periskopi

Shpërndaje në: