Facebook-u fshiu 1.5 milionë video të momentit të masakrës në xhami

Facebook-u fshiu 1.5 milionë video të momentit të masakrës në xhami

Masakra në Zelandën e Re alarmoi edhe rrjetin social Facebook, pasi momenti i vrasjes së 50 personave u transmetua drejtpërdrejt.

Kjo bëri që brenda pak orësh videoja me ndjeshmëri të lartë shoqërore të qarkullojë në shumë profile.

Për këtë Facebook thotë se brenda 24 orëve 1.5 milion video nga momenti i ekzekutimit, u fshinë nga platforma.

“Në 24 orët e para kemi hequr 1.5 milionë video të sulmit , nga të cilat mbi 1.2 milionë janë bllokuar gjatë ngarkimit”, tha në një njoftim Mia Garlick, shefja e Komunikimeve dhe Politikave në Facebook për Australinë dhe Zelandën e Re.

“Në respekt për njerëzit e prekur nga kjo tragjedi dhe shqetësimet e autoriteteve lokale, ne gjithashtu po i heqim të gjitha versionet e redaktuar të videos”, u shpreh Mia Garlick.

Shpërndaje në: