Facebook-u i dërgon një mesazh Tomë Gashit, merr masa ndaj tij dhe e paralajmëron
Një lexues i ka dërguar Periskopit një fotografi ekrani ku tregohet se është sanksionuar nga Facebook-u, analisti Tomë Gashi.
Duket se z. Gashi ka vendosur një fotografi në baza raciste, pasi Facebook i ka fshirë at me arsyen se “shkel standardet e saj”.
“E kemi hequr fotografinë që e keni raportuar,” – ka shkruar Facebook në mesazhin dërguar lexuesit, përcjell Periskopi.
“Ia kemi bërë me dije Tomë V. Gashit që fotografia e tij është fshirë, por jo se kush e ka raportuar.”
Më tej, Facebook edhe ka kërcënuar Tomë Gashin duke thënë që nëse vazhdon të shkel standardet, do t’ia kufizojë mundësinë që të postojë apo edhe ta përdorë Facebook-un.
Periskopi iu bën thirrje të gjithë lexuesve të saj që të raportojnë gjuhën e urrejtjes dhe mosdurimit.