Facebook’u reagon përmes Twitterit: Jemi duke u punuar për t’i rregulluar problemet

Periskopi.com Tech & Auto

Facebook, ka përdorur një rrjet tjetër social për të informuar përdoruesit e tij, të cilët mund të kenë pasur probleme me llogarit e tyre në Facebook. Bëhet fjalë për Twitter-in.

Përmes një cicërime, Facebook ka njoftuar për telashet që ka me llogaritë e përdoruesve të saj, dhe ka thënë se janë duke i rregulluar ato.

“Jemi të vetëdijshëm që disa njerëz janë duke pasur problem me qasjen  në llogarit e tyre në Facebook. Jemi duke punuar që ta zgjidhim problemin sa më shpejt që është e mundur” është ky teksti i shpërndarë në Twitter.

Përveç Facebook-ut, probleme ka pasur edhe rrjeti tjetër social Instagram.

Shpërndaje në: