Fadil Nura së bashku me Lushtakun vizitojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj

Fadil Nura së bashku me Lushtakun vizitojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i është bashkuar kryetarit të kësaj komune, Fadil Nurës, në vizitën e tij në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Kjo është vizita e dytë që ish-kryetari dhe kryetari i ri i Skenderajt e bëjnë së bashku, pas asaj që e realizuan te varrezat e Jasharëve.

Sipas Lushtakut, prioritet i tyre do të jetë shëndetësia duke shtuar se do të ofrojnë shërbime të shpejta shëndetësore për të gjithë.

“Me kryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sot vizituam Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ku pamë nga afër shërbimet shëndetësore që ofrohen këtu. Komuna e Skenderajt do ta ketë prioritet shëndetësinë. Si komunë do të jemi afër qytetarëve, për të ofruar shërbime shëndetësore të shpejta e cilësore për të gjithë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Shpërndaje në: