Fake News-in e parë për komplotin e Ramës kundër Kurtit e lansoi Çim Peka

Fake News-in e parë për komplotin e Ramës kundër Kurtit e lansoi Çim Peka

Darka e kryeministrit Edi Rama, mbrëmë me gazetarët dhe opinionistët më të shquar në Kosovë, bëri bujë në opinionin kosovar, pasi këtij lajmi, i parapriu një lajm tjetër: ai që Edi Rama po përgatiste ‘Komplotin e shtatorit’ – ku thuhej se kryeministri Rama, flitet se ka thënë në Ohër se Qeverinë Kurti do ta rrëzonte deri në shtator. Ky lajm bëri bujë deri kur u vërejt se ishte një lajm i rremë. Dhe, për këtë, e dëshmon një prej burimeve prej kah duket se është importuar lajmi: Çim Peka. Kjo pasi edhe vetë Çimi, thotë t’i ketë treguar n’be dikush që e ka dëgjuar llafin në një tavolinë…

Mediumi Nacionale dje raportoi një informacion që dukej si ekskluziv dhe që fliste për një plan të kryeministrit Edi Rama, për ta ‘rrëzuar kryeministrin Albin Kurti në shtator nga posti”.

Ky lajm, më vonë u plotësua me interpretimin e Nacionales, se kryeministri Rama kishte mbledhur në darkë disa nga gazetarët dhe opinionistët më të shquar kosovarë – që njihen edhe si kritikë të Qeverisë Kurti, duke nënkuptuar përplotësimin e agjendës së Ramës për ‘komplotin e shtatorit’.

Por, një lajm i tillë, duket se është importuar nga njeriu gazetar i Sali Berishës, Çim Peka.

Peka, në një status që na e solli në vëmendje gazetari kosovar Bekim Kabashi, paska pas dhënë një informacion të tillë – që thotë se dikush e ka dëgjuar në kafene – e pastaj ia ka transmetuar zotit Çim.

Lidhur me këtë lajm, kryeministri Edi Rama, sot në konferencë për media deklaroi se ‘ai nuk është i interesuar të përzihet në politikën e Kosovës’ dhe se ‘qeverinë e Kurtit mund ta rrëzojë vetëm Kurti nëse organizon një protestë kundër vetes’./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: