Fakte rreth Topit të Artë – i pari në vitin 1956, rubrikat tjera të privatizuara nga Messi

Fakte rreth Topit të Artë – i pari në vitin 1956, rubrikat tjera të privatizuara nga Messi

Sot do të ndahet çmimi më prestigjioz individual në botën e futbollit, Topi i Artë.

Lionel Messi është lojtari favorit dhe sipas shumë medieve fitues i këtij trofeu, derisa në garë fuqishëm qëndron Robert Lewandowski.

Argjentinasi ka bërë një vit të shkëlqyer, duke fituar Kupën e Amerikës, Kupën e Mbretit dhe duke renditur çmime individuale si realizues e asistues.

Por, cilat janë faktet më interesante rreth Topit të Artë. Periskopi ua sjell disa shifra që mund të mos i keni ditur.

Topi i Artë i parë u nda në vitin 1956, kur Stanley Matthews i Blackpool fitoi trofeun para Di Stefano dhe Kopa.

Më së shumti topa të artë të fituar ka Lionel Messi, me aktualisht 6 sosh (sonte mund/pritet t’i bëjë shtatë).

Mbajtës aktual i Topit të Artë është Lionel Messi.

Më së shumti nominime për Topin e Artë kanë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, me nga 12 secili.

Lojtari i parë jo-evropian që ka fituar Topin e Artë ishte George Weah, përcjell Periskopi. (Po ashtu i pari afrikan).

Lev Yashin është portieri i vetëm që ka fituar Topin e Artë.

Nga klubet, gjashtë lojtarë të Barcelonës kanë fituar Topin e Artë, në total 12 herë. Sot mund t’i shtohet nga një numër.

Sipas shteteve, Gjermania ka 7 topa të artë me pesë lojtarë, Holanda ka po ashtu shtatë me 3, kurse Argjentina ka gjashtë Topa të Artë me Messin – sot pritet të barazohet me liderët. /Periskopi/

Shpërndaje në: