FaktePlus publikon dokumentet e keqpërdorimeve milionëshe në kohën e pandemisë nga Qeveria Kurti

FaktePlus publikon dokumentet e keqpërdorimeve milionëshe në kohën e pandemisë nga Qeveria Kurti

Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia, tash e gati tre muaj ka nënshkruar me dhjetëra tenderë e kontrata për furnizime të ndryshme që kanë të bëjnë me pandeminë e Koronavirusit. FaktePlus ka siguruar kontratat që janë bërë gjatë kësaj kohe. Në këto kontrata shihet se si janë fryrë çmimet dhe si janë favorizuar kompanitë me çmime më të larta.

FaktePlus ka siguruar dhjetëra tenderë që janë zhvilluar tash e tre muaj në Ministrinë e Arben Vitisë. Ajo që vërehet më së shumti në këto kontrata dhe tenderë është se furnizimet më të mëdha me materiael shpenzues dhe pajisje medicionale për koronavirus janë bërë nga Kina dhe India.

Për më tepër furnizimet që janë bërë me materiale shpenzues për koronavirus kanë çmime shumë më të larta se në tregun e Kosovës.

Çmimet janë rritur më së shumti në blerjen e dorëzave, maskave, thasëve për kufoma e produkte të tjera.

FaktePlus ka siguruar dokumentet e kontratës, dokumentacionin për  tenderin dhe procedurën zhvilluar me 28.02.2020 për COVID-19.

Për këtë tender kanë ofertuar vetëm dy kompani.

Ofertat e dy kompanive ofertuese ishin:

“Agani” me çmim 14 mijë e  311 euro dhe  “Made Kos” me çmim 94 mijë e  401 euro. Në këtë tender fitues është shpall kompania “Made Kos” e cila ishte më e shtrenjtë për 80 mijë euro.

Fitues është shpallur kompania N.SH.T “Made Kos” që çmimin për një maskë respirator e ka 8.50 euro. Në kontratë nuk saktësohet prodhuesi, por vetëm qyteti apo shteti (SHENGJIE MASK, CHINA), derisa kompanitë në Agjencion të Barnave dhe Produkteve Medicionale janë të obliguar të regjistrojnë prodhuesin.

Çmimet në procedurën e datës 28.02.2020:

Respiratory Maska FFP2, çmimi 8.50

Veshje mbrojtës, çmimi 7.00,

Mburojë për fytyrë, çmimi 5.60,

Dorëza, çmimi 0,06,

Dezinfektues, çmimi 6.00,

Termometër Infra të kuq për ballë, çmimi 23.50 euro.

Kurse në dokumentacionin për procedurën e tretë të zhvilluar me 16.03.2020, për COVID-19 , kanë konkurruar tre Operator Ekonomik,1. N.SH,T. “NERAMED ; GENIUS KOSOVA”,  2. N.SH.T”MADE KOS”, 3. “LIR-MED” SH.P.K. të cilëve iu ndahen  pjesët (Lotët) e ofertës mes vete, të gjithë përfitojnë në këtë procedurë.

N.SH.T. ‘NERAMED ; GENIUS KOSOVA’ shpërblehet me kontratë për;

Lot 1 në vlerë 203.745 Euro,

Lot 2 në vlerë 24.000 Euro,

Lot 3 në vlerë 32,000 Euro,

Lot 4 në vlerë 32,000 Euro,

Lot 5 në vlerë 2,500 Euro.

“MADE KOS”  shpërblehet me Lot 8 në vlerë 28.500 Euro,

“Liri Med” shpërblehet me Lot 5 në vlerë 28,320 Euro.

Vlera totale e kontraktuar 351,065Euro.

Çmimet në procedurën e tretë datë 16.03.2020:

RespiratoryMaska 7.99 euro,

Veshje mbrojtës 8.00 euro,

Syze mbrojtës 2.50 Euro,

Mburojë për fytyrë 4,72 Euro,

Çarçaf për një përdorim 2.85. Euro.

Në kontratë nuk saktësohet prodhuesi, por vetëm shteti –Kina.

Dyshimet për hajni me dorëza, maska e thasë

FaktePlus ka siguruar dokumentet e kontratës “Furnizim me material shpenzues dhe pajisje medicionale për koronavirus”, tenderi i së cilës është i procedurës emergjente të negociuar dhe ka fituar kompania “Komed”.

Ky tender është ndarë në 5 lote me vlerë të përgjithshme prej mbi 273 mijë euro.

Kompania fituese është e obliguar ta furnizoj për tre muaj Ministrinë e Shëndetësisë me rreth 133 mijë maska kirurgjikale të prodhuara në Kinë me çmim prej 56 cent për copë.

Kurse sa ishte çmimi me pakicë i dorëzave në barnatore 25 cent, Ministria e Shëndetësisë i ka blerë ato për 52 cent.

“Komed” po ashtu do ta furnizoj Ministrinë e Shëndetësisë me 65 mijë dorëza të vogla kirurgjike nga India me çmim prej 44 cent, 150 mijë dorëza kirurgjike të mesme nga India me çmim prej 48 cent copën dhe mbi 113 mijë dorëza të mëdha nga India me çmim prej 52 cent copën.

Dorëzat kirurgjikale sterile të blera në tenderin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në mars të këtij viti ka qenë 16 cent, ndërsa tashmë arrijnë në 52 cent.

Edhe në lotin për furnizim me thasë për kufoma (body bags), sipas kompanive formaceutike në vend më herët janë shitur për 15 euro, ndërsa në tenderin e fundit janë blerë për 27.5 euro.

Tenderi:

-Furnizim emergjente me pajisje dhe material shpenzues medicinal për “Corona-Virus” nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania “Komed”.

-Procedura e prokurimit, emergjente e negociuar

Lot 1= 74.468 euro

Lot 12= 28.563 euro

Lot 13= 71.631 euro

Lot 14= 58786 euro

Lot 17= 40205 euro

=273.653 euro

-Maska kirurgjikale nga Kina rreth 133 mijë copë me çmim prej 56 cent copa

-Dorëza kirurgjike të vogla nga India rreth 65 mijë copë me çmim prej 44 cent

-Dorëza kirurgjike të mesme nga India rreth 150 mijë copë me çmim prej 48 cent

-Dorëza kirurgjike të mëdha nga India mbi 113 mijë cope me çmim prej 52 cent

-Thasë për kufoma nga Kina 1462 copë me çmim prej 27.5 euro.

Tutje në dokumentet që ka siguruar FaktePlus shihet se si janë rritur çmimet e produkteve të blera nga Ministria e Shëndetësisë.

Në dokumentacionin  për procedurën e pestë të zhvilluar me 03.04.2020, për COVID-19 ,  kanë konkurruar tre operator ekonomik 1. N.P. ’KOMEND’,  2. N.SH.T .”MADE KOS’, 3. “LEGO” SH.P.K.

NP’KOMEND” shpërblehet me kontratë për;

Lot 16 në vlerë 96,161 Euro, kontrata-mbulesë për një përdorim çmimi për njësi 2,42 Euro , prodhim Kinez.

‘LEGO’-SHPK- shpërblehet me kontratë për :

Lot 2- ‘RespiratoryMasak’ FFP2 me  çmimi 7,95Euro në vlerë 1,716,492 Euro, prodhim kinez.

Vlen të theksohet se  kompania LEGO më herët nuk është marr me material shpenzues medicionale deri në COVID-19.

‘MADE KOS’- shpërblehet me kontratë për:

Lot 7 në vlerë 29,632 Euro, kontrata për –syze mbrojtëse çmimi 2.50 Euro prodhim kinez.

Vlera totale e kontraktuar 1,842,285 Euro.

Brenda ditës çmimet rriten për qindra e mijëra euro

Në dokumentacionin që ka siguruar FaktePlus për procedurën e 10 të zhvilluar, COVID-19 : Oferta 23.04.2020, për 18 Lote kanë aplikuar katër operator. Janë anuluar 6 Lote dhe janë nënshkruar 12.

NPSH. Made-Kos, shpërblehet me kontratë për Lot 4,5 dhe 18 në vlerë 2,138. 462 Euro.

Lot 4 dhe 5 – veshje mbrojtëse çmimi 12,20 Euro për copë.

Lot 18 –box/kuti për transportin e mostrave çmim 70 Euro.

LEGO.SHPK. shpërblehet me kontratë për Lot 3 në vlerë 906,825 Euro. Veshje mbrojtëse çmimi 12,18 Euro, prodhim Kinez.

Sipas dokumenteve sasia i porositur për veshje mbrojtëse është 244 595 palë me çmim 12,20 Euro dhe 12,18 Euro,  në vlerë totale  3.045 289 Euro.

Të njërin produkt MSH me datë 28,02,2020 e ka kontraktuar me 7 Euro pastaj me datë 16.042002 e ka kontraktuar me 8,00 , ndërsa me datë 23.04.2020 me çmimin më të lart për 12,20 Euro.

Sipas këtyre dokumenteve diferenca në çmim në raport me blerjen që është bërë me 28.02.2020, me atë që është blerë me 23.04.2002 është me e shtrenjtë për 1,271,894 Euro.

NP.KOMED shpërblehet me kontratë për Lot 1, 12,13,14,17.

Lot 1 – Maska kirurgjike 0,56Euro vlera 74.468 Euro,  për këto maska SHSKUK ka kontratvalide për furnizim deri me datë 22.09.2020, me çmim shumë më të ultë me 0,016 euro, MSh ka blerë maska me çmim me shtrenjtë se kontrata valide për furnizim që e ka SHSKUK.

Lot 12- dorëza sterile S çmimi 0.44 Euro, vlera 28,563Euro,

Lot 13- dorëza sterile M çmimi 0.48 Euro, vlera 71,6318Euro,

Lot 14- dorëza sterile L çmimi 0.52 Euro, vlera 58,786Euro, për dorëza të madhësisë S,M dhe L,  SHSKUK ka kontratë valide për furnizim deri me datë 18.06.2020, me çmim shumë më të ultë për dorëza të madhësisë L çmimi 0,02 Euro, Madhësi M çmimi 0,02 Euro dhe të madhësisë L çmimi 0,018Euro, MSh ka blerë dorëzat  me çmim më shtrenjtë se kontrata valide për furnizim që e ka SHSKUK me Operator Ekonomik.

Lot 17 – thasë për kufoma, çmimi 27,50 Euro, vlera 40,205 Euro. Kurse SHSKUK  furnizimin për thasë për kufoma e ka me çmim 8.0 Euro.

Çmimi referent për dorëza sterile ka qenë 0,04Euro, MSH ka nënshkruar kontrata për dorëza me 28.02.2020 me çmim 0,06 Euro, ndërsa me 23.04.2020 MSH nënshkruan kontratë për doreza me çmime 0,44Euro, 0,48Euro dhe 0,52 Euro.

Dorëzat që me pakicë janë 0,04 cent MSH i ka blerë me shumicë 0,44 cent, 0,48 cent dhe 0,52 Cent.

Në këto dokumente tregohet po ashtu se veshjet mbrojtëse janë paguar me çmim 12.20 Euro , 8,0 Euro dhe 7.0 Euro.

Kompanitë përfituese të kontratave në kohën e pandemisë

Në këto kontrata ajo që bie më së shumti në sy është se vetëm dy kompani kanë përfituar brenda dy muajve nga MSH tender në vlerë mbi 5,5 milionë euro me procedurë të negociuar.

  1. NSHT”Made Kos” vlera 94.401+28,500 +29,632+2,138,462 —— 2,290,995 Euro
  2. NSHT. NERAMED ; GENIUS KOSOVA 294,245+——————– 294,245 Euro
  3. LIRI-MED –SHPK 28,320+15,965 —————————————     44,285 Euro
  4. ERAMED 123,867+———————————————————– 123,867 Euro
  5. KOMED = 96,161+273653 ————————————————– 369,814 Euro
  6. LEGO = 1,716,492+406,962+906,825 ————————————- 3,030,279 Euro
  7. AGANI = 16,055————————————————————– 16,055 Euro
  8. INTERLAB = 157,925+749,000 ——————————————– 906,925 Euro
  9. MEDI MAX = 46,819 ——————————————————— 46,819 Euro
  10. EXCLUZIVE CORPORATION. 106,285——————————— 106,285 Euro
  11. PROMED.SHPK. = 1,251Euro———————————————- 1,251 Euro
  12. MEDITECH = 35,629Euro ————————————————– 35,629 Euro
  13. EKOLOGJIA = 16,700Euro————————————————- 16.700 Euro

Shpërndaje në: