Faktet fascinuese shkatërrojnë të gjitha mitet: Pele është futbollisti më i mirë në histori, pa pikë dyshimi

Faktet fascinuese shkatërrojnë të gjitha mitet: Pele është futbollisti më i mirë në histori, pa pikë dyshimi

Pele është një prej futbollistëve më të mirë në histori.

Pavarësisht ku qëndroni dhe çfarë ane mbani në debatin e ‘dhisë’ (GOAT), fansat gati universalisht mund të pajtohen se tre herë fituesi i Kupës së Botës, i cili ka më shumë se njëmijë gola të shënuar, është figura legjendare e sportit, transmeton Periskopi.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, është e drejtë të themi se fansat e epokës moderne nuk janë aq të bindur në kredencialet e Peles, sa për të tjerëve.

Kur dikush hedh kapelen e Peles në debatin e dhisë përkrah Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo, gjithmonë shihni kundërargumentet e njëjta.

Nga akuzat se Pele shënoi gjysmën e golave në miqësore, te supozimet se liga braziliane ishte plot me ‘fermerë’, ikona e Santosit shpesh denigrohet me komente të tilla.

Mirëpo, të pauzojmë për një sekond dhe në fakt t’i shikojmë të gjitha faktet rreth Pele: A është mbivlerësuar lavdia e tij dhe a duhet ta krahasojmë domosdoshmërisht epokën e tij me këtë tash?

Mitet rreth Pele

Epo, ndoshta nuk mund të ketë përgjigje më të mirë rreth këtyre pyetjeve se postimet zinxhirë fascinuese në Twitter të përpiluara nga një shfrytëzues me emrin @SelecaoTalk nga viti i kaluar, që shkatërron shumë mite rreth Pele.

Me më shumë se dy mijë pëlqime dhe 900 ripostime, analiza quhet: ”Keqkuptimet për Pelen dhe pse ai ka të drejtën të quhet si i vetëm dhija.”

Intriguese, apo jo? Epo, pavarësisht a mendoni apo jo se Pele është dhija, nuk mund t’i mohojë askush detajet e zinxhirit fascinues të postimeve.

Shikoni më poshtë postimet, Zoti u ndihmoftë nëse nuk dini anglisht. /Periskopi.com/

p1fmd743841v8o1dqh7v3iaam29r.jpg

 

Shpërndaje në: