Falna gabimin legjendë

Andin Lokaj Sporti

Për shumë analista patriotik “tu” Kosovës, legjenda më e madhe e futbollit kosovar, madje edhe ata përtej kufirit të shtetit tonë ende thonë është Fadil Vokrri. Masi ka met me thon kështu, e po thuhet ende, OK.

Si futbollist a qysh po e marrim këtë kolumne, se kurrë se kuptova pse po e përzini futbollin me politik!

Në Shqipëri ashtu kështu ska pas ndonjë futbollist me nam evropian ndonjëherë kështu që mendimi i tyre për mua ska pas e as që do të ketë ndonjëherë rëndësi.

Se futbolli don analizë të mëvonshme se kush ka qenë në top më i mirë se tjetri etap pas etape. Ende kemi deklarata jo Pele jo Maradona jo Messi.

Ok, mediat.

Por topin që unë e kam në sistemin nervor e din edhe nafaklia Zinedine Zidane me 3 Championsa rresht.

Ai e ka kuptu dhe pranu moti që Enco Fraceskoli u kon për to bablok në top. Bile edhe njonit prej djemve të tij ja ka ngjit emrin Enco. Dhe e vërtetë osht.

E di që pak qka e folin gjuhën famozo-patriotike shipqe e din kush u kon Enco Fraceskoli.

Nejse, te ne skemi njohës të mirë të topit, ata janë aq pak sa as gishtat e dy durve si mrrijin me i numru. Dhe kjo dihet.

Por ku po dalim në lidhje me krejt çka shkrujta deri tash.

Shumë e thjeshtë.

Quhet XHEVAT PREKAZI.

Shumë çiftelija te ne, jo veq që nuk e njohin apo e kanë frigë emrin e madh të tij edhe sot, por çka është më e rendësishmja kurrë nuk kanë arritur të deshifrojnë lojën e tij magjike. Asnjëherë.

Dhe nuk i fajësoj që se kanë deshifru.
A e dini pse? Se skanë pasë intelegjencë me deshifru.
Nuk kanë as sot e kësaj dite.

Nuk ka qenë e lehtë as atëherë e as sot të kuptohet e pranohet që zotriut i’a kishte mundësuar Perëndija atë mega-talent, jo vetëm për top por edhe intelektualisht.
Pra kulturën e përgjithshme( topin dhe rokenrollin njëkohësisht) kulturë e papërsëritshme në mesin tonë më. George Besti veq e ka pas atë afinitet.
Nese po rrej najsen kontaktomni. Ktu jom.

Nëse edhe sot i shikojmë në You Tube xhirimet e gjeniut modest XHEVAT PREKAZI si lojtar te Partizani, Hajduki( personalisht çmendem kur i shikoj paraqitjet me Hajdukin edhe pse veq një sezonë jo të plotë e ka aty se shkon USA, ashtu qysh lun aty veq Krojfi madhështor ka dit).

Dhe së fundi ku edhe vuloset ajo që po e them, aty ku edhe sot është KING si personalitet i rrespektuar Medial, në emisionet e Champions League, i ftuar special te Galatasaray.
Njeri jonë. A ka më kënaqësi kur i dëgjoj njerëzit në kafe Xhevat Prekazi në Champions League a? A osht qyky Xhevat Prekazi? Une përgjigja: Po, po qyky osht, pse ku ki jetu ti që 30 vjet, në Los Angelos a Prishtinë?

Prandaj krejt këto gjëra që i shtypa më lehtësuan shpirtin sepse më në fund jam i pari që ia bëra pytjen më të thjeshtë në Botë vetvetës.

Legjend, pse të kemi harru?

Pse të kemi harru si bindshëm futbollistin tonë më të mirë të të gjitha kohërave, jo veq ku folet shqip por edhe shumë më larg gjeografikisht?

Dhe po e marr guximin me jep përgjigjen duke u nisur nga vetvetja.

Qikaq e kemi trunin, ma shumë nuk dijim. Falna gabimin Legjend.

Shkruan: Andin Lokaj

Shpërndaje në: