Familja Avdia hap dyert e mortit, poston imazhin e vogëlushes që humbi jetën në Himarë

Familja Avdia hap dyert e mortit, poston imazhin e vogëlushes që humbi jetën në Himarë

Një 7-vjeçare, humbi jetën sot në plazhin e Himarës si pasojë e goditjes nga skafi i cili drejtohet nga efektivi i lartë i policisë Arjan Tase, shef komisariati në Elbasan.

Familja ka njoftuar në facebook se varrimi i saj do të bëhet nesër në Laprakë.

“Shoke dhe miq, ju njoftojme me hidherim te thellë vdekjen e mbeses tone Jonada Bledar Avdia, ne moshen 7 vjecare, nga nje aksident tragjik në plazhin e Himares. Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, ne adresen: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, afer Intesa San Paolo Bank Laprake” shkruan Ismet Avdia.

Shpërndaje në: