Familja e 6 vjeçarit Uesli Sadiku që befasoi gjeneralin Uesli Clark

Familja e 6 vjeçarit Uesli Sadiku që befasoi gjeneralin Uesli Clark

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila ka organizuar pritje për 20 vjetorin e bombardimeve të NATO’s mbi caqet serbe, shkruan se janë kujtuar për disa ditë se çka do t’i dhuronin gjeneralit Clark në këtë pritje.

Por më pas, njofton Çitaku, se u erdhi një email, një letër e shkruar nga dy prindër kosovarë, djali i të cilëve ka emrin Uesli, emrin e gjeneralit të NATO’s.

Kështu njofton Çitaku në gjuhën angleze në FB, postim të cilin e sjell Periskopi:

“Na duhej të mendoheshim se çka t’i dhuronim Gjeneralit Clark. Hulumtuam dhe pamë se Gjenerali Clark ka marrë të gjitha nderimet dhe çmimet e mundshme nga Kosova. Dhe më pas na erdhi një email. Ishta dhurata më e mirë ndonjëherë”.

I dashur Gjenerali Clark.

Është nder i madh që po ju adresohemi me këtë letër sot, në 20 vjetorin e ditës më të bekuar. Në këtë 24 mars, si çdo vit tjetër, ne kujtojmë aksionet herorike që u kryen nga grad he burra të guximshëm të NATO’s, të cilët nën një lidership të guximshëm, erdhën të na shpëtojnë dy dekada më herët.

Është shumë e vështirë për ne ta përshkruajmë me fjalë atë që ndjejmë për ju. Për këtë, si simbol mirënjohës nga populli jonë për kontributin tuaj për paqe, biri ynë Uesli Sadiku me krenari mban emrin tuaj.

Uesli është lindur më 29 nëntor 2013. Ai mbush gjashtë vjeç këtë vit. Derisa ai po rritet, emri i tij do të na shërbejë të përkujtojmë vlerat tuaja si kampion. Përkushtimi juaj për paqe dhe shërbimi juaj do të vazhdojë të mbetet në zemrat tona dhe gjithë popullit kosovar. Falëminderit Gjeneral. Albina dhe Adriatik Sadiku.

 

 

Shpërndaje në: