Familja Gucci e tmerruar nga filmi: ‘Turp’

Familja Gucci e tmerruar nga filmi: ‘Turp’

Teksa nëpër rrjete sociale qarkullojnë vazhdimisht foto nga skenat e xhirimit të “House of Gucci”, filmi i ardhshëm i Ridley Scott që do të trajtojë vrasjen e Maurizio Gucci-t, familja e famshme duket e alarmuar.

“Ne jemi vërtet të zhgënjyer. Unë flas në emër të familjes,” tha për Associated Press Patrizia Gucci, një nga kushërirat e dyta të Maurizio-s.

“Ata po vjedhin identitetin e një familjeje për të fituar, për të rritur të ardhurat e sistemit Hollywood. Familja jonë ka një identitet, privatësi. Mund të flasim për gjithçka, por ekziston një kufi që nuk mund të kalohet.”

Patrizia Gucci i tha Associated Press se u takua me gruan e Ridley Scott, Giannina Facio, për të diskutuar për filmin, por nuk dëgjoi më gjë prej saj. Patrizia vuri në dukje pasaktësitë e pretenduara me materialin burimor të filmit – libri i Sara Gay Forden “Shtëpia e Gucci-t: Një histori e bujshme e vrasjes, çmendurisë, magjepsjes dhe lakmisë” – si një nga shqetësimet kryesore të familjes së saj, së bashku me mungesën e kontakteve aktuale me kompaninë e produksionit.

“Gjyshi im [Aldo Gucci] ishte një burrë shumë i bukur, si të gjithë Gucci-t, dhe shumë i gjatë, me sy blu dhe shumë elegant. Ai po luhet nga Al Pacino, i cili tashmë nuk është shumë i gjatë, dhe kjo foto e tregon atë si të shëndoshë, të shkurtër, vërtet të shëmtuar. Turp, sepse nuk i ngjan aspak,” tha Patrizia.

Familja Gucci e tmerruar nga filmi: ‘Turp’

ALDO GUCCI
Familja Gucci e tmerruar nga filmi: ‘Turp’

AL PACINO

Sa i përket portretizimit nga Jared Leto për babanë e saj, Paolo Gucci , ajo tha, “E tmerrshme, e tmerrshme. Unë akoma ndihem e ofenduar”. Sipas saj, familja do të marrë hapa të tjerë.

Familja Gucci e tmerruar nga filmi: ‘Turp’

PAOLO GUCCI
Familja Gucci e tmerruar nga filmi: ‘Turp’

JARED LETO

Në “House of Gucci”, Adam Driver luan rolin e nipit të themeluesit të shtëpisë së modës Guccio Gucci, Maurizio, vrasja e të cilit në vitin 1995 organizua nga ish-gruaja e tij Patrizia Reggiani, e cila do të interpretohet nga Lady Gaga. E konsideruar nga mediat si “Vejusha e Zezë”, Reggiani qëndroi 18 vjet burg për punësimin e vrasësit.

Familja Gucci e tmerruar nga filmi: ‘Turp’

Shpërndaje në: