Familja mblidhet për ditëlindjen e gruas së Shkëlzenit, kryeministri Haradinaj: Jeta ishte e padrejtë për ty

Familja mblidhet për ditëlindjen e gruas së Shkëlzenit, kryeministri Haradinaj: Jeta ishte e padrejtë për ty

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”ia ka uruar ditëlindjen gruas së vëllait të tij të rënë dëshmor gjatë luftës së fundit në Kosovë, Shkëlzen Haradinajt, Suzanës – raporton Periskopi.

Haradinaj ka publikuar disa fotografi, në të cilat ndër të tjerash shihet nëna e vëllezërve Haradinaj, Ruka, si dhe disa nga anëtarët e tjerë të familjes që po ia festojnë ditëlindjen Suzanës.

“Suzanë, urime ditëlindja me kujtimet më të mira për Shkëlzenin, Luanin, Enverin, Hilmiun e Shqipdonin. Jeta ishte e padrejtë për ty, por ti e Luani jeni inspirimi ynë. Ramushi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shkëlzen Haradinaj, vëllai i kryeministrit Haradinaj kishte rënë dëshmor, derisa kishte lënë pas gruan Suzanën dhe dy djemët e tij, Shqipdonin dhe Luanin.

Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.

Rënia e Shkelzenit që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar.

Shkëlzen Haradinaj është vëllai i gjeneral Luan Haradinajt, i cili kishte rënë më 6 maj të vitit 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptar, derisa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë.

 

Shpërndaje në: