‘Familja nuk m’lejke mu bo si femën, kom jetu n’rrugë’: Transgjinorja kosovare shokon me rrëfimin

‘Familja nuk m’lejke mu bo si femën, kom jetu n’rrugë’: Transgjinorja kosovare shokon me rrëfimin

Është mëse evident qëndrimi dhe tendencat paragjykuese në shoqërinë kosovare ndaj dukurive që tashmë shtetet e zhvilluara evropiane i kanë tejkaluar dhe kanë bërë tranzicionin e bujshëm, nga pranimi te ndërgjegjësimi.

Fatkeqësisht, shoqëria kosovare ende me kokëfortësi e lufton ‘pranimin’ e temave siç janë orientimi seksual sipas vullnetit të individit, duke e bërë të duket këtë tranzicion sikur është vite drite larg aplikimit, shkruan Periskopi.

Madje, Çerkica, një transgjinore që tregon storien e jetës së saj në emisionin ‘Madam’, shkon aq larg sa thotë se ‘ktyne herë ka pasë ma lezet’, kur i kërkohet ta përkufizojë dallimin mes viteve të 90-ta dhe tash, rreth asaj se si është parë dhe gjykuar nga shoqëria orientimi i saj seksual, e që realisht nënkupton se gjërat kanë shkuar duke u bërë më keq, e jo më mirë.

‘Reagimi i njerëzve ka qenë… edhe na kanë dashtë, edhe na kanë përgoju,’ thotë Çerkica, e cila është në praninë e një transgjinoreje tjetër me emrin Klea.

Duke nënvizuar vështirësitë dhe stigmatizimet e vazhdueshme me të cilat janë përballur, dy transgjinoret guximshëm tregojnë sfidat e jetës së tyre.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: