Familjarët e së ndjerës nga Covid-19 në Korishë, rezultojnë negativë – kërkohet rishqyrtim i vendimit për izolim

Familjarët e së ndjerës nga Covid-19 në Korishë, rezultojnë negativë – kërkohet rishqyrtim i vendimit për izolim

Në Korishë të Prizrenit banorët janë duke qëndruar në karantinë, për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

Por nënkryetari i shtabit emergjent në Korishë, Rexhë Ukaj, ka thënë se këshilli i këtij fshati ka kërkuar që të rishqyrtohet vendimi për qëndrim në karantinë të këtyre banorëve, njofton Klan Kosova.

”Në mënyrë urgjent fshati Korishë është vendosur në karantinë me rekomandim të Institutit të Shëndetit Publik dhe vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

”Pas paraqitjes së rastit të koronavirusit, pacientja ka ndërruar jetë ditën e hënë. Janë marrë masat më pas janë testuar edhe 25 anëtarët e saj të familjes. Të gjithë kanë rezultuar negativë”.

”Kështu ne si shtab emergjent, jemi dakorduar t’i kërkojmë Institutit të Shëndetit Publik që të mirret me vendimin i cili ka adresuar për fshatin Korishë në vendosjen e karantinës”.

”Këshilli i fshatit kërkon të rishqyrtojë vendimin, sepse Korisha është një nga fshatrat më të mëdha në Republikën e Kosovës dhe për momentin në fshatin Korishë nuk kemi asnjë që është diagnostifukuar me Covid-19”.

 

Shpërndaje në: