Familjari zbulon detaje nga vrasja në Batllavë: Për tre kilogramë pasul nisi sherri

Periskopi.com Lajme

Sot rreth orës 8:00 në Batllavë të Podujevës është qëlluar për vdekje një 41-vjeçar me inicialet G.B. nga një 47-vjeçar me inicialet B.B.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.

“Viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar policia.

Ndërkaq, familjari i viktimës dhe njëkohësisht të dyshuarit, Bujar Brahimi, ka thënë se vrasja ka ndodhur për “tre kilogram pasul”. Sipas tij konflikti mes viktimës dhe të dyshuarit ka filluar që dje, dhe për këtë ka qenë e informuar edhe Policia e Kosovës.”

“Dje ka ndodhë ishin kon rreh edhe ish kon gju me armë. Kanë ardhë policia tek ta edhe jam shku qaty, kam bisedu me ta thanë me arrest qata që ka gjuajtur që është tash në burg, Besnik Ibrahimi, mirëpo s’ju ka dorëzu policisë”.

“Arsyeja ka qenë tri kilogram pasul ja paska marrë shoqi-shoqit. Një lopë ka hi në pasul të Besnik Brahimit, lopa e këtij të vrarit,  tash ka ardhë konflikti deri qitu te vrasja.”, tha ai në Klan Kosova.

Krejt në fund ai ka shtuar se viktima dhe i dyshuari për vrasjen që ishin familjarë mes vete, nuk kanë pasur konflikte mes vete. Mirëpo, sipas tij “mirë nuk e kanë qu”.