
Familjarja e qiraxhive të lirë të Kurtit arsyeton vizitën në kompaninë e saj në SHBA: Institucionet duhet me na përkrahë
Jeta Zagragja, familjarja e qiraxhive të Albin Kurtit ka bërë një reagim pas raportimit ekskluziv të Periskopit se kryeministri e kishte vizituar zyrtarisht atë dhe biznesin e saj në SHBA. Duke qenë se shuma që paguan Kurti në baza mujore, është e paarsyeshme dhe e lirë, këtu lindin dyshime se mund të jetë ndonjë konflikt interesi.
Jeta Zagragja, të cilën Periskopi e kishte kontaktuar ende pa e publikuar artikullin, në mënyrë që të marrë një version të saj, në Facebook ka arsyetuar vizitën e Kurtit tek kompania e saj, kinse institucionet duhet t’i mbështesin.
Shtrohet pyetja, pse bash familjaren e qiraxhisë të cilët, sipas Qeverisë kanë dashur t’ia lënë krejt falas banimin Kurtit në shtëpinë në ‘Taslixhe’.
Për këtë rast, në dijeni është edhe Anti-korrupsioni.
Ja reagimi i Jeta Zagragjës:
Faleminderit edhe juve per promovimin.
Kompania jone ka qene tash e pese vite nje nder bizneset me te medha dhe te suksesshme ne sektorin e teknologjise. Kemi punesuar me shume se 500 persona nder vite qe kane punuar ne projekte globale, kane ndertuar aftesi te reja, e kontribuar ne imazhin pozitiv te Kosoves.
Vitin e kaluar, une dhe partneret e mi kemi arritur ta shesim biznesin tek nje kompani Amerikane duke u bere investimi me i madh ne teknologji ne Kosove. Keto pune dhe investime duhet te perkrahen nga institucionet shteterore per vleren qe kane ne zhvillimin ekonomik dhe shoqeror. Ky ishte dhe qellimi i vizitave te Kryeministrit Kurti ne zyret tona ne Chicago e Prishtine.
Kompanite tona e as ne si individ nuk kemi marre asnjehere projekte apo pare nga shteti.
Kjo lloj gazetarie eshte jo produktive dhe jo patriotike, ne cdo vend tjeter do te denohej per shpifje.
Femijet e Burimit kane ndertuar dhe do te vazhdojne te ndertojne biznese te suksesshme e t’i kontribojne vendit pavaresisht qeverisjes ne pushtet.