Fanatikët e futbollit nuk e harrojnë se Rooney bëri një prej goditjeve më të këqija në histori nga këndorja

Fanatikët e futbollit nuk e harrojnë se Rooney bëri një prej goditjeve më të këqija në histori nga këndorja

Wayne Rooney është padyshim një prej futbollistëve më të mirë që ka veshur ndonjëherë një fanellë të Anglisë.

Trajneri aktual i Derby Countyt është top golashënuesi i të gjitha kohëve i Kombëtares me 53 gola, derisa gjithashtu ishte kapiten i ‘Tre Luanëve’ prej 2014 deri më 2017, transmeton Periskopi.

Por derisa Rooney është padyshim një legjendë e Anglisë, ende ekziston ajo ndjesia se ka mundur të arrijë më shumë me Kombëtaren.

Ish-lojtari i Manchester Unitedit dhe Evertonit përfaqësoi Anglinë në tri Kupa të Botës dhe shënoi vetëm një gol.

Ai gol erdhi më 2014 në Brazil, në një kompeticion të cilin Anglia është munduar ta harrojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Po në këtë kompeticion dhe në një ndeshje kundër Italisë, Rooney ishte fajtor për një prej këndoreve më të këqija që është gjuajtur ndonjëherë në një Kupë të Botës.

Ne në fakt kishim harruar sa e keqe ishte dhe për t’ua freskuar memorien, ju ftojmë të shikoni pamjet e mëposhtme nga tmerri. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: