Fanella e Michael Jordanit del në ankand, kap vlerë milionëshe

Periskopi.com Sporti

Michael Jordan konsiderohet si basketbollisti më i mirë në histori.

Ish-lojtari i Chicago Bulls e ka mbyllur karrierën shumë vite më parë, por ai ka mbetur “in”.

Dhe, një fanellë e veshur nga legjenda e NBA-së do të dalë në ankand.

Më saktësisht, fanella e sezonin 1997/98 e Jordanit do të vlerësohet nga 3 deri në 5 milionë dollarë dhe do të dalë në ankand në muajin shtator.

Më saktësisht, ankandi do të zhvillohet në New York nga 6 deri më 14 shtator.

Paraprakisht, fanella e famshme e Jordanit do të zbulohet në California nga 17 deri më 20 gusht, për të kaluar më pas në New York për shitje.