Fansat e boksit janë të shqetësuar për Tyson Furyn pasi u publikuan këto pamje nga stërvitjet

Periskopi.com Sporti

Kampioni i botës në peshën e rëndë, Tyson Fury është kritikuar në rrjetet sociale që dukej jashtë formës në sparring.

Një video e tij është shfaqur në internet ku shihet duke ndarë ringun me ish-kampionin e botës Joseph Parker, dhe është interesante të shohim peshën që ka shtuar Fury, transmeton Periskopi.

Ai shihet duke lëvizur ngadalë nëpër ring, derisa shkëmben grushte me Parker – nuk është ajo që presim nga 33-vjeçari i cili njihet si një prej boksierëve më të ‘shpërdhitë’ në ring.

Sektori i komenteve është vërshuar me njerëz që vënë në pah formën fizike të britanikut.

Një shfrytëzues i Twitterit shkroi: ”E shoh se Fury ka shijuar Krishtlindjet, nuk do mend pse janë të dëshpëruar ta shtyejnë meçin.”

Një tjetër shtypi: ”Tyson ka ngrënë në Tacos El Gordon në rrugën e Vegasit.”

Një tjetër pyeti: ”Pse duket Fury jashtë formës fizike.”

Shikoni klipin më poshtë dhe gjykojeni edhe vetë. /Periskopi.com/