Fansat e Fiorentinës i drejtohen serbit Vlahovic: Gungaç m*ti, respekti nuk fitohet me gola

Fansat e Fiorentinës i drejtohen serbit Vlahovic: Gungaç m*ti, respekti nuk fitohet me gola

Juventusi përshpejton hapat drejt Dusan Vlahovic. Klubi bardhezi është gati të formulojë një propozim zyrtar për Fiorentinën, për ta rrëmbyer sulmuesin serb para mbylljes së merkatos dimërore. Pas thashethemeve të vazhdueshme për kalimin e mundshëm të Vlahovic te Juventusi, nuk vonoi edhe përgjigja e tifozëve të Fiorentinës.

Gjatë natës, jashtë stadiumit ‘Artemio Franchi’ u shfaq një pankartë, me firmën e “Curva Fiesole”, drejtuar qendërsulmuesit serb të lindur në vitin 2000 dhe me një përmbajtje të qartë: “Respekti nuk fitohet me gola. Vlahovic, një shtrembaluc (gungaç) mu*i”.

Nëpërmjet përfaqësuesve të tij, Vlahovic ka bërë të ditur prej disa kohësh se nuk dëshiron ta rinovojë kontratën me Fiorentinën, e cila skadon më 30 qershor 2023. Ai i serbit te Juve, rivali i hidhur i toskanëve, mund të jetë transferimi i tretë në pak vite, pas Bernardeschi dhe Chiesa. Një goditje e rëndë, edhe një tjetër, për tifozët e Fiorentinës.

Shpërndaje në: