Fansat e futbollit nuk po mund të besojnë se kjo penallti u akordua për Man Unitedin nga VAR

Periskopi.com Sporti

Skuadra që po lufton për mbijetesë, Aston Villa ishte në kërkim dëshpërues të tri pikëve kundër Manchester Unitedit, të enjten mbrëma.

Ishte afër të shënonte përmes Jack Grealish herët në ndeshje, por Bruno Fernandes më vonë kaloi “Djajt” në epërsi përmes një goli nga penalltia në minutën e 27-të, transmeton Periskopi.

Gjyqtari, Jon Moss tregoi gishtin nga 11-mertërshi pasi Fernandes u ndërhy në afërsi të zonës nga Ezri Konsa, por shumë fansa po besojnë se vendimi ishte i rëndë në mbrojtësin e Villas.

VAR e rishikoi incidentin dhe, për befasinë e shumicës, u pajtua se ishte penallti.

Gjykojeni edhe vetë më poshtë.

Fansat në rrjetet sociale janë të bindur se kjo nuk pati lidhje me penallti. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: