Fansat e futbollit të shokuar nga VAR pasi nuk akordon penallti për goditje në kokë

Fansat e futbollit të shokuar nga VAR pasi nuk akordon penallti për goditje në kokë

Fansat e futbollit mbetën të shokuar të dielën kur VAR dështoi të akordonte penallti për Newcastle Unitedin, pasi Sean Longstaff u godit në kokë nga James Tarkowski i Burnleyt.

Topi ra te Longstaff pasi tentativa fillestare e Dëight Gayle u prit nga Bailey Peacock-Farrell, transmeton Periskopi.

Longstaff u mundua ta godiste me kokë në rrjetë topin, por mbeti i shtrirë pasi Tarkowski e goditi atë në tentativë për ta spastruar rrezikun.

Incidenti u rishikua nga VAR por, befasisht, nuk u akordua penallti.

Ish-yjet e Premier Leagues, përfshirë Alan Shearer dhe Rio Ferdinand nuk mundën ta besonin, njejtë si mijëra fansa të futbollit. /Periskopi.com/

Image

 

Shpërndaje në: