Fansat e Man Utd shijuan momentin kur Bailly u tall me kundërshtarin derisa po avanconin 3-0 kundër Brugge

Fansat e Man Utd shijuan momentin kur Bailly u tall me kundërshtarin derisa po avanconin 3-0 kundër Brugge

Manchester United kaloi në fazën e eleminimit direkt të Europa Leagues me një fitore të jashtëzakonshme 5-0 kundër Club Brugget, në ndeshjen e dytë.

Pasi barazoi 1-1 në Belgjikë, United e dinte se një rezultat pozitiv do t’ia siguronte fazën tjetër të kompeticionit, transmeton Periskopi.

Dhe “Djajt e Kuq” siguruan fazën tjetër falë golave nga Bruno Fernandes, Odion Ighalo, Scott McTominay dhe Fred (2).

Ole Gunnar Solskjaer riftoi në formacion Eric Baillyn për këtë ndeshje.

Manchester United v Leeds United - Pre-Season Friendly

Mbrojtësi nga Bregu i Flidisht është rikuperuar nga një lëndim që e la gjatë jashtë fushave, dhe bëri vetëm paraqitjen e tij të dytë të sezonit.

Por pavarësisht mungesës së minutazhit, ai dhuroi një paraqitje shumë të matur derisa Unitedi mbajti portën të paprekur.

Ai njihet si një lojtar që bën gjëra të pazakonta sa herë që luan dhe e enjtja nuk ndryshoi.

Me Unitedin që po avanconte 3-0 kundër Brugges që po luante në atë moment me 10 lojtarë në fushë, Bailly mendoi të dëfrehej paksa derisa po e linte topin ta kalonte vijën fundore.

Dhe fansat ishin të ngazëllyer nga të bëmat e tij. Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: