Fansi ‘fshihet’ nga sigurimi pasi mundohet ta kapë Cristiano Ronaldon për një slefie

Fansi ‘fshihet’ nga sigurimi pasi mundohet ta kapë Cristiano Ronaldon për një slefie

Për një fans të Manchester Unitedit, është një skenar ëndrrash.

Selfie me Cristiano Ronaldon në fushë ku ai sapo shënoi golin e 800-të dhe 801-të në karrierën e tij legjendare, teksa ndihmoi ‘Djajt e Kuq’ të fitonin 3-2 kundër Arsenalit në Premier League.

Një fans, megjithatë, vendosi të shfrytëzonte momentin për nevoja personale, duke vendosur të futet në fushë gjatë ndeshjes me shpresën se do të bënte një foto me heroin e tij. Ai poashtu ishte jashtëzakonisht afër t’ia dilte, transmeton Periskopi.

Në pamjet e publikuara në YouTube, fansi shihet duke sprintuar rreth ‘Old Traffordit’ drejt zonës së penalltisë së Arsenalit, ku Ronaldo po priste që të ekzekutohej një ndërprerje.

Klipi tregon se fansi qartazi kishte mposhtur rezistencën e një pjestari të sigurisë, derisa vrapon me krejt qenien drejt superyllit të Unitedit.

Kjo i jep mundësi fansit t’i afrohet Ronaldos aq shumë, saqë mund të shkëmbejë fjalë me të dhe bën telefonin gati për një selfie.

Pikërisht kur ai është afër ta bëjë foton, ‘fshihet’ absolutisht nga dy pjestarë të sigurimit që u futën në fushë në ‘gjueti’ për të ‘jashtëligjshmin’, vetëm disa sekonda para se fansi të kompletonte sigurimin e tij.

Shikoni momentin kur ëndrra për selfie e fansit brutalisht i shkatërrohet. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: