Fansi i Man Cityt shkon viral pasi shtypi shpinën e gazetarit të cilit po i shkruante ‘press’ në xhaketë

Fansi i Man Cityt shkon viral pasi shtypi shpinën e gazetarit të cilit po i shkruante ‘press’ në xhaketë

Manchester City ka kaluar në rrethin tjetër të FA Cup.

Të premten mbrëma, lideri i Premier Leagues udhëtoi drejt skuadrës nga Liga e Tretë, Sëindon dhe fitoi 4-1, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë, transmeton Periskopi.

City u desh të përballej me një shpërthimi Covid-19 në klub, që nënkuptoi se Pep Guardiola u desh ta humbte udhëtimin.

Mirëpo, nuk ishte aspak befasi fitorja e Cityt.

Ndërkohë, jashtë fushës, mijëra fansa të ‘Qytetarëve’, të cilët udhëtuan nga Mancesteri, shijuan atë që po shihnin në fushë.

Këtu përfshihet edhe një mbështetës i cili dhuroi një shaka ‘baballarësh’ – dhe ka shkuar viral si rezultat.

Para ndeshjes, një burrë eci drejt një burri tjetër që kishte veshur një xhaketë me shkrimin prapa ‘press’ apo ‘shtypi’. Ai ishte qartazi pjestar i medieve.

Mirëpo, fansi i Cityt deshi të tallej pak. Ai eci dhe ‘shtypi’ në shpunën e burrit tjetër.

Mund ta shihni hutinë e gazetarit kur kthehet.

Shikoni episodin. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: