Fansi i Romës komentoi ‘edhe unë do ta shënoja këtë’ – klubi e ftoi ta dëshmonte

Fansi i Romës komentoi ‘edhe unë do ta shënoja këtë’ – klubi e ftoi ta dëshmonte

A jeni fans i vërtetë i futbollit nëse kurrë nuk keni shprehur frustrim me një futbollist që ka humbur një rast?

”Edhe unë do ta shënoja këtë,” mund ta kesh thënë me zë të lartë disa herë gjatë jetës tuaj.

Natyrisht, ne e themi diçka të tillë duke e ditur se kurrë nuk do t’na jepet mundësia ta provojmë njëmend, transmeton Periskopi.

Pikërisht këtë fansi i AS Romës, Marco Nicolai e bëri në vitin 2019 – edhe pse nuk e dinte se do të përballej me pasoja.

Marco la një koment në përmbledhjen e Cengiz Underit në faqen e Romës në Facebook, duke thënë se ai ka mundur të shënonte një prej golave.

Roma vendosi ta testonte Marcon. Klubi e ftoi fansin në ‘Olimpico’ të provonte të shënonte golin e Underit, duke e rikrijuar shansin e turkut kundër Parmas.

Rezultati ishte brilant.

Marco, para disa fansave të Romës në stadium, pati tri mundësi të rikrijonte golin e Underit.

Dhe gjërat nuk shkuan sipas planit për djaloshin.

Doli se Marco nuk mundi të shënonte golin e njejtë si Under kundër Parmas. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: