Fansi i VV-së: Bollni me këta tupana e muzikë tallava, si me fitu PDK-ja po më doket

Fansi i VV-së: Bollni me këta tupana e muzikë tallava, si me fitu PDK-ja po më doket

Një fans i Vetëvendosjes, Q.P., ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku ka shprehur zemërimin e tij me mënyrën se si po festojnë simpatizantët e partisë fituese të zgjedhjeve.

VV duket se ka gjasa reale të marrë mbi 50 për qind të votave, duke e pasur mundësinë të ndërtojë qeverinë si e vetme.

Kjo ka gëzuar simpatizantët e kësaj partie që kanë shpërthyer në një festë me fishekzjarre, këngë, tupana, përcjell Periskopi.

“Bollni mo me k’ta tupana e muzikë tallava! Merrni edhe traktorat bile! Si me fitu PDK-ja po m’doket. Gërdi!” – ka thënë ai.

 

Shpërndaje në: