Fansi që vrau veten për Lionel Messin: Messi, jeta ime ishte për ty

Fansi që vrau veten për Lionel Messin: Messi, jeta ime ishte për ty

Në vlugun e tërë këtyre reagimeve për prishjen sensacionale të negociatave mes Barcelonës dhe Messit për kontratën e re, po qarkullon një lajm i para dy viteve.

Barça ka dalë me komunikatë zyrtare ku ka pranuar se ka ndarë rrugët me lojtarin më të mirë të vetë në histori, duke i thënë madje edhe lamtumirë, shkruan Periskopi.

Për ta nënvizuar impaktin që Messi ka te njerëzit nëpër botë, fansat në internet po rikthejnë në pah storien e fansit të flaktë të Messit, Alex Dinu.

Leo Messi ? on Twitter: "Dinu Alex (30 years) an Argentinian fan from India wrote: "There is nothing left to show in this world, I will leave, no one is responsible for

Dinu kishte vrarë veten pasi Argjentina dhe Messi kishte dështuar ta fitonte Kupën e Botës më 2018, ku ishte mposhtur në finale nga Kroacia.

30-vjeçari para se të vetvritej, kishte lënë një shënim në dhomën e tij ku kishte shkruar:

”Asgjë nuk ka mbetur për mua të shoh në këtë botë. Po largohem. Askush nuk është përgjegjës për vdekjen time.”

Para se policia të gjente edhe këtë shënim:

”Messi, jeta ime është për ty, duke pritur që ti ta ngrisësh Kupën e Botës,” ishte shkruar në një libër të tij. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: