Faqja e famshme “Ellen Tv Show” në Instagram publikon ‘freestyle’-in e Don Xhonit

Faqja e famshme “Ellen Tv Show” në Instagram publikon ‘freestyle’-in e Don Xhonit

Interpretimi ‘freestyle’ i reperit Don Xhon është bërë thuajse viral në TikTok.

Shumë faqe e kanë rishpërndarë atë, duke bërë që pak ditë më parë videoja e tij të klikohet jo më pak se 100 milionë herë vetëm në TikTok.

Ndërkohë, duket se një bujë të tillë, ‘freestyle’-i i reperit nga Drenica po e bën edhe në rrjetet tjera sociale.

Së fundmi faqja e famshme “Ellen Tv Show”, e cila është një imitim me emrin e spektaklit shumë të shikuar në ShBA, por që edhe pse është jo-zyrtare ka mbi tre milionë ndjekës, ka publikuar në llogarinë e saj video ne reperit shqiptar.

“E dua këtë, etiketoni dikë që duhet ta dëgjojë”, kanë shkruar faqja në përshkrimin e videos.

Deri më tash, videoja ka arritur afro 30 mijë pëlqime dhe mbi 1000 komente në këtë postim.

Don Xhoni përndryshe është një rap-artisti i ri, talenti i së cilit u vu në pah gjatë karantinës vitin e kaluar, pikërisht përmes një ‘freestyle’- në emisionin “Gjoni Black”. 

Shpërndaje në: