Faqja në mbështetje të Vjosa Osmanit: LDK nuk e jep mbretëreshën për kali, këtë po e kërkon VV

Faqja në mbështetje të Vjosa Osmanit: LDK nuk e jep mbretëreshën për kali, këtë po e kërkon VV

Një faqe e sapokrijuar në Facebook, në mbështetje të Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës, po ironizon vazhdimisht me Albin Kurtin e Vetëvendosjes.

Përderisa LDK dhe VV nuk po arrijnë dot të lidhin koalicion shkaku i postit të kryeministrit, ka krah të qytetarëve që përkrahin njërin-kandidat, apo kandidatin tjetër.

LDK në vazhdimësi thotë se Vjosa Osmani do të jetë kandidate, edhe nëse ndodh koalicioni, ndërkohë që VV nuk do marrëveshje kësisoji.

Pritet deri nesër, pasmesnate të dihet nëse do të ketë përfundimisht koalicion mes këtyre dy partive./PERISKOPI/

Shpërndaje në: