“FAST Kosova” arreston 3 emigrantë të lindjes, ishin shpallur në kërkim nga INTERPOL-i

“FAST Kosova” arreston 3 emigrantë të lindjes, ishin shpallur në kërkim nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës, njësiti FAST Kosova ka arrestuar sot tre shtetas të huaj të kërkuar nga INTERPOL-i.

Sipas konfirmimit të Policisë për lajmi.net, arrestimi ka ndodhur pas informatave nga INTERPOL-i dhe të arrestuarit janë shtetas nga lindja.

policia vendore dhe institucionet ndërkombëtare do të merren me rastin.

“Policia e Kosovës, Njësiti FAST Kosova, sot më 27.11.2020, në ora 11:00, ka arrestuar tre shtetas të huaj. Arrestimi ka ardhur pasi është pranuar informata nga INTERPOL-i, se shtetas nga lindja janë të kërkuar për një rast në një shtet tjetër. Arrestimi i këtyre tre personave është bërë vetëm duke u bazuar në pamjen e tyre, pasi të njëjtit nuk posedojnë dokumente personale, Policia do ta trajtojë bashkë me institucione vendore dhe ndërkombëtare ketë rast dhe do të merren hapat e më tejmë bazuar në procedura ligjore.”, thotë konfirmimi i Policisë.

Shpërndaje në: