Fat i mirë: Dybala nuk ka ndonjë lëndim

Fat i mirë: Dybala nuk ka ndonjë lëndim

Paulo Dybala ka marrë lajme të mira nga J Medical.

Argjentinasi iu është nënshtruar disa testeve mjekësore në J Medical dhe këto teste nuk kanë dhënë asnjë lëndim serioz për lojtarin, përcjell Periskopi.

28 vjeçari u largua nga skuadra e Argjentinës për një problem muskulor pas fitores 1:0 ndaj Uruguait, duke munguar kështu në ndeshjen ndaj Brazilit.

Nuk dihet saktë nëse Dybala do t’ia dalë të kthehet në kohë për ndeshjen e Juventus ndaj Lazio, pasi gjendja e tij do të rivlerësohet përsëri.

Dybala luante si startues ndaj Uruguait, duke mbuluar hapësirat e Lionel Messi, i cili atë ndeshje luajti vetëm në minutat e fundit. /Periskopi/

Shpërndaje në: