Fatbardha Emini e LDK-së emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

Fatbardha Emini e LDK-së emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Fatbardha Emini, zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kurti duke i uruar suksese në detyrën e re, tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do ta ketë mbështetjen e Qeverisë në avancimin e politikave zhvillimore që ndërlidhen me komunat e Kosovës.

Emini është propozuar nga LDK-ja që të jetë zëvendësministre e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Shpërndaje në: