Fati i kombit amerikan në duart e Eliot Engel: Ai do të hetojë lidhjet e Trumpit me Rusinë

Fati i kombit amerikan në duart e Eliot Engel: Ai do të hetojë lidhjet e Trumpit me Rusinë

Eliot Engel, demokrati zë-butë nga New York-u po merr një nga rolet më partizane në Kongres: hetues i Donald Trumpit.

Si kryesues i ri i Komitetit të Punëve të Jashtme, Engel është betuar se do të ekzaminojë lidhjet e presidentit me Rusinë, afrimin me Korenë e Veriut dhe reagimin pas vrasjes së gazetarit saudit të banonte në ShBA, Jamal Khashoggit – për t’i përmendur vetëm disa ndër to. Ai madje e rivendosi një nënkomitet të dedikuar apostafat për Trumpin.

Kur flet për këtë punë të ngarkuar politikisht, megjithatë, Engeli ka pak nga zelli retorik që shfaqin votuesit që duan akuzimin e presidentit dhe që e vendosën partinë e Engelit në krye të Shtëpisë, përcjell Periskopi.

“Nëse ai ka bërë diçka gabim, atëherë duhet të jetë i shqetësuar. Nëse nuk ka bërë asgjë gabim, s’duhet të jetë aspak i shqetësuar,” tha Engeli për Trumpin në një intervistë për Politicon. “Qëllimi im kryesor nuk është që ta zëmë presidentin. Qëllimi im kryesor është që ta zëmë të vërtetën.”

Roli i Engelit do të marrë edhe më shumë prominencë pas pensionimit të senatorit republikan, Bob Corker, një kritik i zëshëm i Trumpit. Pasardhësi i Corkerit si kryesues, republikani Jim Risch nga Idaho, preferon t’i mbajë private dallimet që ka me Trumpin, dhe i tha Politicos, përcjell Periskopi, se do të përpiqet të përqendrojë punën e komitetit në çështje të tilla si rritja e fuqisë së Kinës.

Edhe pa demokratët në krye, Trumpi po përballej me goditje të forta nga të dyja palët, Republikanët dhe Demokratët në Kongres mbi çështjet e punëve të jashtme. Dhe tash, me Dhomën e Komitetit për Punë të Jashtme të udhëhequr nga demokrati Eliot Engel që ka për mësymje një drejtim më investigativ, do të thotë se Trumpi do të përballet me një agresivitet edhe më të shtuar mbi fuqitë e tij. Sipas opinionit të Engelit, Kongresi për dekada i ka dhënë tepër shumë pushtet në politikë të jashtme degës ekzekutive.

“Është detyra jonë të investigojmë… dhe të rivendosim juridiksionin e Kongresit,” ka thënë ai.

Dëgjimet e para të Komitetit, do të ekzaminojnë çështje tepër të ndjeshme: Politikën e ShBA-së në Gadishullin Arabik. Kjo do të përfshijë luftën në Jemen, ku ShBA-të po mbështesin Arabinë Saudite në një luftë kundër rebelëve të mbështetur nga iranianët që kanë vrarë mijëra dhe kanë lënë miliona të tjerë në prag të vdekjes nga uria.

“Ka shumë njerëz që janë të shqetësuar për fajësinë tonë në vdekjen e civilëve të pafajshëm, përfshirë fëmijët, në luftën në Jemen,” shtoi më tej Engel. Më tej ai tha se megjithëse respekton dëshirën e Arabisë Saudite për t’iu kundërvënë Iranit, “ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur arma jonë vret civilë të pafajshëm.”

Vrasja e opinionistit të Washington Post nga Arabia Saudite, Jamal Khashoggi, është e mundur po ashtu të përmendet. Trumpi ka refuzuar që të vë sanksione ndaj Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, pavarësisht raportimeve që e lidhnin atë – shok i dhëndrit të Trumpit Jared Kushnerit – me vrasjen.

Presidenti republikan ka provuar – pa sukses – të shkurtojë buxhetin e departamentit me një të tretën e tanishme, dhe administrata e tij ka dështuar të përmbush shumë prej top pozicioneve të saj. Zyrtarët e administratës po ashtu janë akuzuar për izolimin dhe ndëshkimin e zyrtarëve të Shërbimeve të Jashtme dhe Civile që i akuzonin për mosbesnikëri ndaj Trumpit.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka pranuar të paraqitet para këtij komiteti për t’iu adresuar çështjeve që kanë të bëjnë me departamentin e tij, por nuk është e qartë se kur do të ndodh kjo.

Një tjetër çështje prioritare në listën e Engelit: politika e ShBA-ve ndaj Koresë së Veriut. Vendimi i Trumpit për ta takuar diktatorin koreanoverior Kim Jong Un në qershor të vitit të kaluar nuk është parë mirë nga Eneli, që tha se nuk është aspak “i gëzuar” që Korea Veriore po e rikthen programin e saj nuklear. Trumpi planifikon të mbajë një tjetër samit me Kimin në fund të këtij muaji.

Dhe natyrisht, aty është edhe Rusia, subjekti që gati çdo komitet dëshiron ta marrë në shqyrtim. Pjesa e Engelit në piten ruse me shumë gjasë pritet të përfshijë një hetim mbi atë nëse presidenti provoi të fshihte detaje nga takimet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin. Por, paneli i Engelit mund të mos shkojë aq thellë në këtë subjekt si Komiteti për Inteligjencë, që pritet ta marrë udhëheqjen në çështje më të ndjeshme të asaj nëse fushata e Trumpit koordinoi me Rusinë përpjekjet për interferencë në zgjedhje.

Engeli, megjithë kritikat e pashmangshme që pritet t’i adresojë drejt presidentit, shpreson të fitojë kredenciale bipartizane. Ana republikane në komitet e Engelit është Mike McCaul, një përfaqësues i zëshëm nga Teksasi që ka lëvduar Trumpin si një lider “i fuqishëm dhe vendosës” në politikë të jashtme. Engeli ka thënë se me McCaulin ka raporte të mira.

Engeli ka marrëdhënie të fortë me republikanin tjetër të Çështjeve të Jashtme, Ed Royce-in nga Kalifornia.

Në Senat, komiteti i Relacioneve të Jashtme i udhëhequr nga Republikanët pritet të jetë një trup më i ulët. Risch, si kryesuesi i saj, po e largon Corkerin, një prej të paktëve republikanë që rregullisht është përplasur në publik me Trumpin. Ai madje një herë ka nënkuptuar se presidenti aktual mund ta çojë ShBA-në drejt Luftës së Tretë Botërore.

Rischi nuk pritet të bëj ndonjë hetim në administratën e Trumpit. Në një intervistë, Rischi ka dhënë shenja se dëshiron të përqendrohet në çështje më të ndjeshme përtej Rusisë.

Me një gjë të tillë pajtohet edhe ish kandidati për president të ShBA-ve në zgjedhjet e vitit 2012, Mitt Romney. /Periskopi

Shpërndaje në: