Fatih Terim për Muriqin: E majta e tij është e fortë, ka shumë karakteristika

Fatih Terim për Muriqin: E majta e tij është e fortë, ka shumë karakteristika

Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim, ka folur para ndeshjes me Lazion për Ligën e Evropës, ku përballë do të ketë edhe Vedat Muriqin.

I pyetur se nga kush kishte frikë në lojtarët e Lazios, Terim ka thënë se do të ishte mosrespektuese të jepet ndonjë emër, pasi sipas tij duhet tu kushtohet vëmendje të gjithëve.

Trajneri i njohur u ndal edhe te sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, i cili ka luajtur më parë në Turqi.

“Ne jemi në një periudhë në futbollin evropian ku nuk i shohim shpesh sulmuesit klasikë. Vedati është një sulmues i mirë me shumë karakteristika. Ai ka një këmbë të fortë të majtë”.

“Ai ka pozicionim pasi di se si të pozicionohet. Ai është një përfundues i mirë kur del para porte. Është normale që ai po kalon një periudhë përshtatjeje, ndërsa aty ka një lojtar të madh si Immobile para tij”, ka thënë trajneri i njohur turk.

Ndeshja mes Galatasaray dhe Lazio zhvillohet të enjten nga ora 18:45.

Shpërndaje në: